Vendosni fjalën kyçe....

Dy persona gjenden të plagosur në trotuar në Vlorë, dërgohen në gjendje të rëndë në spital


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku dy persona janë plagosur me thikë.

Sipas “News 24”, dy persona të cilët dyshohet se janë babë e bir janë gjetur nga kalimtarët të plagosur më thikë në trotuar në lagjen “Çole.”

Gjendja e të plagosurve thuhet se është e rëndë, megjithatë ende nuk ka të dhëna zyrtare nga policia mbi ngjarjen.