Sot mbërrin në Tiranë zëvendësndihmëssekretari i Shtetit për Europën, Matthew Palmer, i cili do të zhvillojë disa takime të ndara me krerët e politikës dhe të institucioneve në Shqipëri.
Mendohet se vizita e Palmer në Shqipëri vjen si pasojë e krizës politike në vend. Ende nuk ka një axhendë zyrtare të publikuar, por mendohet se Palmer fillimisht do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa takimet me Bashën, e Kryemadhin do të vijojnë ditën tjetër.
Palmer pritet të zhvillojë një takim edhe me Presidentin e vendit, Ilir Meta. Palmer do të mbajë edhe një deklaratë mbi krizën politike në Shqipëri dhe për zgjidhjen e propozuar nga ai.