Vendosni fjalën kyçe....

Celine Dion i bën surprizën më të bukur çiftit të ri në ditën e dasmës (VIDEO)


Celine Dion ka suprizuar një çift në ditën e dasmës së tyre në Las Vegas, duke iu bërë padyshim dhuratën më të bukur.

Gjatë transmetimit të shfaqjes së Jimmy Kimmel, moderatori ndërhyri në dasmën e një çifti të ri, pak para se të bënin betimet dhe u kërkoi atyre që të ishte ai që përmes një ekrani t’i kurorëzonte në martesë.

Jason dhe Kate, të dy kolegë në Forcat Ajrore të shtetit të Kolorados, sigurisht që e pranuan kërkesën e moderatorit, por kur erdhi momenti pikant pas thënies “Kush ka kundërshtime të flasë tani ose të heshtë përgjithmonë”, papritmas u hap dera dhe hyri aktori David Spade. E gjithë salla plasi në të qeshura.

Pasi thanë “PO”, Kimmel i pyeti nëse kishin marrë një këngëtar për ceremoninë dhe dera u hap sërish për të hyrë Celinë Dion e cila nisi të këndonte “Because you loved me”.

Këtë dasmë jo vetëm çifti i ri, por padyshim nuk do e harrojë asnjë nga të ftuarit, pas surprizës 3-fishe: Kimmel, Spade dhe ëmbëlsirën mbi tortë, Celine Dion.

https://www.youtube.com/watch?v=zF4f1_wBtVU


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *