Vendosni fjalën kyçe....

RAI publikon përgjimet e mafiozit italian: Kam udhëtuar me avionin e ministrit shqiptar (VIDEO)


“RAI” ka publikuar një investigim mbi mafiozin italian Antonino Vadala, i njohur për lidhje me klanin e njohur me emrin ‘Ndrangheta’, i cili akuzohet edhe për trafikim droge.

Në investigimin e televizionit publik italian, raportohet mes të tjerash se Vadala ka udhëtuar me avionin e një ministri shqiptar nga Kosova, emrin e të cilit nuk e bën të ditur.

Investigimi i drejtuar nga gazetarja italiane Maria Grazia Mazzola zbulon edhe lidhjet e të tjerëve politikanë të lartë nga Sllovakia, përfshirë këtu edhe ish-kryeministrin sllovak Robert Fico.

Vadala, i cili në Itali akuzohej për trafikim droge ka arritur që në Sllovaki të infiltrojë njerëz të tij në pozita të larta, më saktësisht të dashurën e tij Maria Trooskova, si nëpunëse në Ministrinë e Brendshme dhe këshilltare të ish -kryeministrit Fico. Gazetarja Mazzola duke folur për mediat është shprehur si kryeministri sllovak e ka mbajtur afër vetes Maria Trooskova pavarësisht lidhjeve të saj me mafiozin Vadala.

Në Sllovaki, Prokuroria Speciale vlerësoi informacionet e publikuara nga televizioni italian dhe po i shqyrton ato për të zbuluar nëse Antonino Vadala me të vërtetë i ka dhënë ryshfet oficerëve të policisë sllovake dhe agjentëve të agjensisë sekrete të Shërbimit Informativ Sllovak (SIS), së bashku me ish-kreun e saj Ján Valko.

Mediat në Sllovaki shkruajnë se Fico ende nuk ka komentuar mbi bisedën e përgjuar, dhe as kryeministri Peter Pellegrini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *