Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon videon: Shikoni si vjedh lokalin polici në Lushnjë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, përmes të cilës akuzon një polic në Lushnje për vjedhje.

Duke iu referuar denoncimit të një qytetari, bëhet fjalë për një polic patrulle në qytetin e Lushnjes.  Siç shihet edhe në videon e publikuar, polici ndalon makinën para një lokali, vjedh një ndriçues e më pas hipën sërish në makinë.

“Qejf qe ben narkopolicia naten! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr Policia e Lushnje gjate patrullimit te nates. Apo ta quajme gjate vjedhjeve te nates.”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *