Vendosni fjalën kyçe....

“Ka bërë shumë për marrëdhëniet me Perëndimin” – Arvizu s’beson në akuzat për “lidhje ruse” ndaj Berishës


Në një kohë kur disa media pranë qeverisë aludojnë për lidhje të ish-kryeministrit Sali Berisha me Rusinë, ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu i ka cilësuar këto akuza si të pavërteta.

Në një intervistë me “Top Channel”, Arvizu tha se Berisha ka bërë shumë në interes të vendit si dhe ka promovuar marrëdhëniet me perëndimin dhe se nuk ka asnjë fakt se ish ka pasur lidhje me presidentin rus Vladimir Putin.

 “Berisha ka bërë shumë në interes të vendit dhe për të promovuar marrëdhëniet me perëndimin, por mendoj që ai është përgjegjës edhe për disa momente të mëdha ndalese dhe nuk e kam fjalën thjesht për skemat piramidale por edhe për përpjekjet e vazhdueshme për të konsoliduar pushtetin. Unë nuk kam parë kurrë ndonjë provë që mund të tregojë se ai ka parë drejt Vladimir Putinit, Rusisë apo ndonjë lideri të huaj. Do të më duhej të shihja prova bindëse sepse është diçka që as e kam menduar kurrë dhe as e kam hasur”, tha Arvizu.

Deklarata e Arvizut vjen në një kohë kur maxhoranca akuzon opozitën se po ndihmohet nga rusët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *