Vendosni fjalën kyçe....

Inceneratori i Tiranës/ Avokati Hazizaj: Koka iu përgjigj një projekti politik, ky është paralajmërim edhe për Ramën  


Avokati Sokol Hazizaj deklaroi mbrëmjen e djeshme se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i është një projekti politik për inceneratorët.

Ai tha se qeveria kishte ardhur në pushtet përmes premtimeve për ndryshime, një prej të cilëve është edhe trajtimi i mbetjeve.

I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet’ nga Ilir Babaramo tha se vendimi ka qenë kolegjial i këshillit të ministrave.

“Koka i është përgjigjur një projekti politik nëpërmjet së cilës mazhoranca erdhi në pushtet. Nëse e mbani mend, i është bërë goxha bujë mbledhjes së papastërtive dhe mbetjeve, u shpall edhe emergjencë. Asnjë ministër në kushtet e shpalljes së emergjencës nuk mund të dalë pas vendimit të këshillit të ministrave dhe të veprojë i vetëm. Ky është një paralajmërim edhe për kryeministrin aktual. Në momentin që organi fillon të hetojë influencën që mund të ketë një ministër apo disa ministrave ndaj një vendimi të qeverisë, atëherë mund të krijohen kushte për hetime më të gjera” – tha Hazizaj.

Sipas Hazizajt, vendimi kolegjial e shkarkon Kokën nga përgjegjësia personale.

“Koka është marrë si i pandehur në cilësinë e ministrit të Mjedisit dhe ka pranuar propozimin e pakërkuar për shkak të ligjit për koncesionet, veprim që është mbështetur nga një administrtë e tërë. Të cilët e kanë patur detyrë të bëjnë korrespondencë për ndërtimin e inceneratorëve. Në cilëinë e ministrit si funksionar i lartë publik, nuk është provuar se ka përfituar të ardhura.  Është vendim kolegjial, ke të drejtën e ankimimit në GJK.  Vendimi kolegjial të shkarkon nga përgjegjësia. Sepse vjen si produkt i një projekti mbi të cilin janë ngritur programet politike.” – shtoi avokati.

Gjykata e Posaçme la dje në burg drejtorin në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, Namir Simirxhiun, Bledar Karolin, ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin e PS-së e ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, ndërsa në ‘arrest shtëpie’ janë 7 të tjerë, Etleva Kondin, Valbona Ballgjinin, Alba Thoman, Sidita Koplikun, Silena Toman, Pëllumb Abeshin dhe Jetmir Llapajn.

Të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët, pronarë të koncesionarit “Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.