Vendosni fjalën kyçe....

SHBA i dhuron Forcave të Armatosura Shqiptare 37 mjete të blinduara (FOTO)


Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhurojnë 37 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Mjetet e blinduara të markës International “MaxxPro MRAP” janë rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara dhe do të përdoren nga strukturat e Forcave tona të Armatosura, të cilat janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre mjeteve, ishte Leyla Moses-Ones. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka falënderoi qeverinë e SHBA për ndihmën e vazhdueshme që jep për vendin tonë dhe vlerësoi si të rëndësishëm dhurimin e 37 mjeteve të blinduara, të cilat do të rrisin kapacitetet dhe performancën e Forcave tona të Armatosura.

“Kjo paketë përkthehet në më shumë cilësi kapacitetesh, më shumë angazhime të përbashkëta dhe sigurisht në më shumë siguri si për vendin tonë ashtu edhe për aleancën. Armatimi i ri sipas standardit të NATO, paketa e re e automjeteve te blinduara HMMËV dhe MRAP që po ju shtohen inventarit të pajisjeve të FA-ve, po e ndryshojnë cilësisht realitetin e përditshëm të punëve të ushtarakëve tanë si dhe po rrisin dita –ditës performancën e tyre, gjatë ushtrimit të detyrave në teatrot e operacioneve ku marrin pjesë.

Mjetet do të mundësojnë zgjerimin e spektrit të detyrave dhe misionit të trupave tanë dhe do të rrisin sigurinë e personelit sidomos ndaj minave dhe mjeteve shpërthyese të improvizuara, i cili konsiderohet tashmë si një prej kërcënimeve më të pranishme në mjedisin operativ.”- u shpreh Xhaçka.

Leyla Moses-Ones e cilësoi dhurimin e mjeteve të blinduara si ndihmë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Aleancën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *