Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë nuk shkon me Zayn Malik? Shqetëson fansat me postimet në rrjet: Nuk ishe ajo që thoje!


Zayn Malik i ka shqetësuar fansat pas disa postimeve të njëpasnjëshme në “Twitter”. Vetëm një javë pasi Zayn tha se “ishte i lumtur”, shkruajti këto fjalë: “Pse nuk shkoni të gjithë të **** bashkë me broçkullat tuaja”.

Ndërsa më pas shkroi: “Ky nuk është vendi për ndjenjat!” Por jo, Zayn nuk u ndal me kaq pasi bëri një tjetër postim. “Dhe ti nuk je personi që thoje se je!”.

Nuk dihet për kë e ka fjalën Zayn por shumë mendojnë se bëhet fjalë për modelen Gigi Hahid, pasi muajin e fundit kanë qarkulluar thashetheme se ata janë ndarë.

Fansat menjëherë kanë nisur t’i shprehin Zayn mbështetjen e tyre. “Çfarë nuk shkon? Kë duhet të bllokojmë? Mos përqendro te ato, përqendrohu te gjërat e mira që në të vërtetë kanë rëndësi dhe janë të bukura, engjëlli im”, shkruan një fanse.

Ndërkohë ka edhe fansa të cilët sugjerojnë se këto janë thjesht vargjet e një këngë të re të Zayn.

“Pse mendoni se postimet e Zayn janë të gjitha për Gigi-n? Ato mund të jenë postime të rastit ose teksti i një kënge të re. Të mos e bëjmë aq dramatike”, shkruan një tjetër.

“Hollywood Life” flet dhe për tensione mes Zayn dhe djemve të tjerë të “One Direction”. Zayn pak javë më parë kërkoi falje publikisht pasio nuk ishte treguar njeri i mirë, pasi Louis tomlinson deklaroi se nuk i kishte qëndruar pranë pas vdekjes së nënës. Sipas “HollywoodLife” mes disa prej djemve të grupit ka ende konflikte të cilat i pengojnë ata të bashkëpunojnë sërish.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *