Vendosni fjalën kyçe....

Bloomberg: Shefi i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë i infektuar me Covid-19


Sipas mediave amerikane, është infektuar me Covid-19 dhe kreu i zyrës së sigurisë në Shtëpisnë e Bardhë dhe ka qenë në spital që nga muaji shtator.

Bloomberg shkruan se Crede Bailey, i cili është i ngarkuar me lëshimin e kredencialeve të sigurisë në ndërtesë dhe ndërlidhjen me Shërbimin Sekret në kompleks, u sëmur përpara eventit të emërimit të gjyqtares Barret, që rezultoi një “event përhapës i virusit”.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka zbuluar ende sëmundjen e Bailey, që u konfirmua për Bloomberg nga katër burime.
Të mërkurën në mbrëmje u konfirmua që oficeri i dytë më i lartë i Korpusit Detar ka dalë pozitiv.

Gjeneral Gary L. Thomas, ndihmës komandanti 58-vjeçar i Trupave Detare, kishte qenë në vetë-karantinë që nga e marta pasi u njoftua se kohët e fundit kishte qenë në kontakt me dikë që kishte rezultuar pozitiv.

Nëse diagnoza e Bailey-t konfirmohet, kjo do të thotë që të paktën 34 njerëz në rrethin e Donald Trump-it janë infektuar.

Këshilltarja e tij Hope Hicks, ishte e para që konfirmoi diagnozën e saj pozitive, raportuar përsëri nga Bloomberg fillimisht në vend që të njoftohej nga Shtëpia e Bardhë.

Që atëherë presidenti dhe zonja e parë, këshilltarja Kellyanne Conway dhe vajza e saj, këshilltari Stephen Miller, menaxheri i fushatës Bill Stepien, këshilltari i debatit Chris Christie, dhe sekretarja e shtypit Kayleigh McEnany të gjithë kanë dalë pozitivë.

Crede Bailey

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *