Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptarja që u vra në sy të fëmijëve në SHBA dyshohet se është qëlluar nga i dashuri


Një shqiptare u gjet e vrarë në makinë në Saint Petersburg të SHBA-ve ditë më parë, ndërsa bashkë me të u gjetën në jetë por të terrorizuar dy fëmijët e saj.

“New York Post” shkruan se për vrasjen e Joana Pecës, 27 vjec dyshohet i dashuri i saj dhe babai i dyshuar i njërit prej fëmijëve.

Benjamin Robert Williams dyshohet si autor.

Policia ka vënë një shpërblim prej 5 mijë dollarësh për informacione që do të ndihmojnë arrestimin e tij. Ai mendohet se është i rrezikshëm dhe i armatosur.