Vendosni fjalën kyçe....

Bashkëpunimi me Talo Çelën mori fund pasi i eliminoi të vëllanë, rrëfimi i Nuredin Dumanit për vrasjen e Bujar Çelës


lMësohen detaje se si u prish “krushqia e punëve të pista” midis Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës.

Balkanweb” duke iu referuar dosjes së SPAK-ut tregon historinë se si vëllai i Talo Çelës u vra nga Nuredin Dumani mëngjesin e 17 shkurtit 2020.

Bujar Çela, kishte dalë si zakonisht herët në mëngjes për të nisur ditën me punën e tij si taksist. Ai nuk kishte asnjë lidhje me botën e krimit pavarësisht vëllait dhe bënte një jetë të qetë. Ai lëvizte vetëm dhe pa asnjë mbrojtje.

Por u ekzekutua vetëm pak minuta pasi po konsumonte kafenë e mëngjesit. Për këtë vrasje personi që do të rrëfehej do të ishte vetë Nuredin Dumani.

Dumani ka treguar se ishte jo vetëm njëri prej personave që qëlluan ndaj Bujar Çelës, por tentoi ta vriste këtë të fundit me pistoletën që i kishte dhuruar vëllai i tij Talo Çela, në kohën kur ishin “miq për kokë”.

Hakmarrja për vrasjen e mikut

Në dëshminë e tij para hetuesve, Dumani ka treguar se e bëri këtë në shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së mikut të tij, Klevis Kapllani.

“Në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, në Elbasan në 17 Shtator 2020, arsyeja që Bujari u vra ishte se 2 ditë më parë më 15 shtator të këtij vitit u vra miku im, Klevis Kapllani, në Rrogozhinë.

Unë dyshoja se vrasja e Klevisit është kryer nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manhasa. Arsyeja e vrasjes së Klevisit ishte se kishte dërguar pistoletën në vrasjen e Emiljano Ramazanit tek servisi i Seit Manhasës, vëllait të autorit.”– ka treguar Nuredin Dumani.

Si u organizua dhe u krye vrasja e Bujar Çelës

Në rrëfimin e tij, Dumani ka shpjeguar sesi e organizoi vrasjen e taksistit.

“Për të vrarë Bujarin, unë u organizova me Enver Divën dhe Besmir Xhixhën. Gjatë kësaj kohe fola me Erjon Alibej edhe i thashë që do ndërroj objektiv. Nuk do ti bëj atentat Dine Çamit por do organizoj vrasjen e vëllait të Talo Çelës për të marrë hakun e shokun tim. I thashë Erjonit se do u jap çunave, Enverit dhe Besmirit, 60 000 euro. Me 16 shtator jam takuar me Enverin dhe Besmirin në fshatin Pajovë, ku kemi qëndruar gjithë natën në një arë duke pritur orën 04:00 të mëngjesit. Kjo, pasi Bujar Çela në këtë orë çohej për të shkuar tek autobusët që vinin nga Greqia dhe pinte kafe aty. Në orën 4:00 kemi shkuar tek shtëpia e Bujar Çelës por na diktuan. Unë së bashku me çunat i shkova para shtëpisë dhe po prisja që të hapej dera e banesës për të dalë jashtë Bujari. Duke qëndruar në pritje pas meje vjen një person të cilin nuk e njihja dhe e pyes kush ishte. Më tha që jam i shtëpisë këtu. Unë isha veshur me jelek antiplumb dhe i them personit jam i Policisë.

I thash çunave: ‘O komandant hajde se na pikasën’ dhe u larguam. Unë isha me mjetin Mercedes E Class i vitit 2012 i cili ishte e vjedhur.”- tregoi ai.

Pas kësaj, Dumani u kthye edhe njëherë në lokalin ku Bujar Çela pinte kafenë e mëngjesit.

“Pasi ikëm tek kthesa e Cërrikut që të largoheshim nga lagja e Bujarit, u ktheva edhe njëherë bashkë me Besin dhe Enverin tek lokali ku unë e dija që ai e pinte kafen në mëngjes. Për vendndodhjen se ku e pinte kafen Bujari më kishte informuar Eljo Bitri. Eljon e kisha si informator por në këtë ngjarje nuk e dinte që do vritej Bujari. Rrugës afër lokalit pashë që doli nga makina Bujar Çela. Në atë moment bëra rrethrrotullimin dhe e ndalova makinën pak përpara lokalit. Enveri me Besin ishin me makinën ‘Renault’ përballë lokalit ku po prisnin që të afrohesha unë. Kur ata më panë që unë zbrita nga makina, Enveri doli nga makina ku po qëndronte dhe shkon në drejtim të Bujar Çelës për ta qëlluar. Personat që ishin në tavolinë me Bujarin u çuan dhe u larguan, në atë moment Enveri e goditi me armën Scorpions 7.65 diku tek 20 herë. Unë shkova për ta qëlluar por pistoleta me ngeci. Ishte pistoleta që më kishte falur Talo Çela.

Bujari nuk kishte vdekur akoma por unë e doja të vdekur. Meqenëse mua mu bllokua arma që kisha thërras Besin që ishte shofer dhe i thash hajde më sill armën. Më tha ça të bëj, i thash ta godiste në kokë. Ai qëlloi dy herë me pistoletë 9 mm nuk e mbaj mend armën.”– tregoi ai.