Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi-Ramës: Vuçiçi u tregua më i mençur, merr shembull te ai dhe shpëto PS-në


Gjatë marshimit drejt Kryeministrisë, kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se nuk ka parë gjë akoma. Kryemadhi tha se opozita nuk do ndalë protestat deri në rrëzimin e sistemit të vlerave të vendosur nga Rama.

“Nuk ka parë gjë akoma. Nuk është plotësuar asnjë kërkesë e studentëve dhe i kanë futur në një qerthull që e shton akoma më shumë mungesën e funksionimit të Universitetit. Jemi akoma në periudhën e sensibilizimit, shqiptarët janë sensibilizuarmë shumë se kushdo tjetër. Po sensibilizojmë socialistët në parlamentin e Edi Ramës dhe po sensibilizojmë dhe atë pjesë të Rilindjes e cila e kupton se çdo gjë ka marrë fund por është vetëm një zvarritje që shton më shumë dëmin në  radhët e PS sesa politikisht ndaj  opozitës. Protestat nuk do të ndalojnë derisa në Shqipëri të vendoset një sistem i vlerave dhe jo sistem i antivlerave që ka ngritur Rama.Të vendoset ai sistem ku çdo njeri që vjen në Shqipëri të mos e mendojë Shqipërinë si parajsën e drogës, seksit dhe parasë por si një vend europian.”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së foli për blerjen e votave në zgjedhjet e 2017-ës duke e konsideruar Ramën ideator dhe organizues të këtij fenomeni.

“E rëndësishme është të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edi Rama është skenaristi, regjisori, dhe aktori kryesor i gjithë procesit makabër të zgjedhjeve të 2017-ës.

Këtë nuk e kemi vërtetuar ne, e ka vërtetuar prokuroria shqiptare, mediat e huaja, dosja 338 dhe dosja 184 e cila është akoma më e rëndë. Edi Rama ka treguar dhe ka demaskuar skemënn e votave në këmbim të parcelave të hashashit. Reforma Zgjedhore është një proces që për hir të së vërtetës nëse nuk garantohet shitblerja e votës, ndalimi përfundimisht i shitblerjes së votës dhe përdorimi i bandave kriminale, Reforma Zgjedhore është e kotë.

Hipokrizi dhe demagogji me shqiptarët u lodhëm. Ne nuk jemi budallenj, as të pashkollë. Nuk kemi ato mundësi dhe shanse që kanë qytetarët e BE por shqiptarët janë të zotët të marrin fatet e tyre në dorë. Në shtëpinë time nuk bëhet dot zot komshiu. Për çdo gjë tjetër jemi të qartë në rrugën tonë, jemi të vendosur.

Në fund të ditës, nëse të gjithë këta ambasadorëqë janë këtu, që na flasin për demokracinë, do t’i jepnin shqiptarëve bukën në tavolinë për fëmijët e tyre, unë po ju them të gjithë këta njerëz presin nga politika e vendit të tyre. Ambasadorët ikin dhe vijnë. Ambasadorët rrinë 2-3 vjet, kthehen si mbretër në vendet e tyre, pastaj kthehen në normalitet. Në fund të ditës shqiptari duhet të konsiderojë Shqipërinë si shtëpinë e vet.

Asnjëri prej nesh nuk ka marrë atë çfarë ka pretenduar në vendet e tyre. Të tërë jemi shërbëtorë atje. Nuk jemi kundër kësaj.”, tha Kryemadhi.

Në fund të fjalimit të saj, Kryemadhi i bëri thirrje Ramës të marrë shembull nga aleksandar Vuçiç, presidenti serb.

“Dashuria e jetës së tij në politikë Vuçiçi u tregua më i zgjuar. Dështoi në ndryshimin e kufijve të Shqipërisë, do të lëvizë të gjithë gurët e shahut me lidhjet e tij në SHBa dhe në Europë dhe të ndryshojë kufijtë e Shqipërisë.

Mua s’më takon të flas për kufijtë e Kosovës por për kufijtë e Shqipërisë. Të marrë pak nga mençuria e Vuçiçit dhe të shkojë në zgjedhje të shpëtojë Partinë që i dha mundësinë të jetë ky që është sot. Faleminderit.”, tha Kryemadhi.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *