Vendosni fjalën kyçe....

FOTOLAJM- Protestuesit i vënë flakën piramidës simbolike


Në protestën e sotme të opozitës, qytetarët sollën dhe një piramidë, që e quanin “Piramida e Krimit dhe e Korrupsionit të rilindjes”. Menjëherë pas zhvendosjes së protestës te Kryeministria, piramidës që shërbente si një simbolikë e së keqes së qeverisë, i është vënë flaka.

Në krye të kësaj piramide ishte shkruar emri i Ramës, që iu vu flaka. Në bazë të piramidës është vendosur “Rilindje” më pas “krimi-blerja e votave”, “droga”, “oligarkët”, “pastrimi i parave”, “PPP-kullat” dhe në krye “Edi Rama”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *