Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Unazës së Re dynden para komisariatit, kërkojnë lirimin e të ndaluarve


Banorët e Unazës së Re kanë vajtur sot para Komisariatit 6 në Tiranë ku kërkojnë lirimin e të ndaluarve nga policia.

Në një deklaratë për mediat, një nga përfaqësuesit e banorëve tha se policia kërkon të provokojë përplasjen e banorëve me drejtuesit e mjeteve, duke u kërkuar të kalojnë në segmentin që bllokohet nga protesta e banorëve të zonës që kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre.

Ai i shpreh se ata do të protestojnë deri në anulimin e projektit korruptiv si dhe kërkojnë largimin e qeverisë Rama që sipas tyre është shkaktarja e të gjitha fatkeqësive, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së tyre.

Banorët e Unazës së Re protestojnë prej 143 ditësh në rrugë, kundër prishjes së banesave të tyre nga zgjerimi i rrugës nga Sheshi Shqiponja te Pallati me Shigjeta.

Aktualisht punimet në këtë segment janë ndërprerë pas falsifikimit të dokumenteve për njërin nga lotet e këtij projekti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *