Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimet në Tiranë e Shkodër, kush janë autorët e dyshuar (Emrat)


Klodian Bane, është personi i shpallur në kërkim për ekzekutimin e Jurgen Kurtit më 18 mars në Tiranë. Ai së bashku me 3 të arrestuarit, akuzohen për organizimin dhe ekzekutimin e të riut pak ditë më parë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur Banen duke i ndërruar targat mjetit të tij tip “Mercedes-Benz” një ditë para ngjarjes ndërsa përgjimet kanë zbuluar komunikimin mes 4 personave në grup.

Alesio Berberi, Olsi Qalliaj dhe Elsi Levendi komunikojnë me njëri-tjetrin për një shumë prej 30 mijë euro, duke pyetur se kur do i marrin të gjitha të hollat.

Kristian Sulaj është emri i personit të shpallur në kërkim lidhur me ekzekutimin e biznesmenit Nard Polia në Shkodër më 20 mars.

Sulaj është vëllai i Alfred Martini, njërit prej 3 të arrestuarve, por ka ndërruar mbiemrin dhe dyshohet si autori i ekzekutimit të Polias.

Ai dyshohet se është larguar nga pika kufitare e Muriqanit në Shkodër pas krimit. Gjykata ka lënë në burg Alfred Martinin dhe dy vëllezërit Kleandro Toma dhe Gilbert Toma.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *