Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i Ravik Gurrës, pas Elbasanit dhe avokatët e Korçës bojkotojnë proceset gjyqësore


Avokatët e Korçës janë solidarizuar me ata të Elbasanit, pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra. Ditën e sotme, avokatët në qytetin e Korçës janë ngritur në protestë dhe kanë vendosur për bojkot 3 ditor të të gjitha proceseve gjyqësore.

Vrasja e Ravik Gurrës në mes të qytetit të Elbasanit pak ditë më parë, ka tronditur jo vetëm banorët e këtij qyteti për shkak të ekzekutimit të stilit mafioz – vrasja në mes të qytetit.

Avokatët e Elbasanit ditën e djeshme morën vendimin për të bojkotuar punën për një javë rresht.

Avokati u qëllua tre ditë më parë me një pistoletë me silenciator nga një person i maskuar, i cili më pas është larguar me një automjet tip “Benz”. Krimi ndodhi rreth orës 19:35, në një lokal në qendër të Elbasanit, ku Gurra ishte ulur te pjesa e verandës.