Vendosni fjalën kyçe....

PD akuzon Ramën e i bën thirrje NATO-s: Spostimi i Portit të Durrësit në Porto Romano një nga aferat më të mëdha korruptive


PD ka denoncuar kryeministrin Rama lidhur me deklaratat e tij për një port të NATO-s në Porto Romano.

Sipas selisë blu, se prapa idesë së këtij porti fshihet një aferë korruptive që ka të bëjë me zhvendosjen e portit ekzistues në Porto Romano.

Në deklaratën e lexuar nga zëdhënësja Garo theksohet se ky spostim do bëhet pas një marrëveshjeje të Ramës me një kompani nga Emiratet Arabe e cila përcakton se kjo e fundit do përfitojë 1 milionë metra katrorë territor për ndërtime si në Dubai.

“Këto ditë Edi Rama ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se NATO ka treguar interes për të ndërtuar në Porto Romano një port ushtarak. PD ka deklaruar se ka mbështetur e mbështet plotësisht bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n si vend anëtar e çdo projekt në det, tokë e ajër që i nevojitet aleancës. Ne informojmë NATO-n se para idesë së portit ushtarak të Porto Romanos së Edi Ramës fshihet një nga aferat më të mëdha korruptive të kohës. Spostimi i portit ekzistes tregtar e ushtarak mijëravjeçar të Durrësit për në Porto Romano. Ky spostim bëhet pas një marrëveshjeje të Edi Ramës me El Amar, presidenti i një kompania në Emiratet Arabe për t’i dhënë asaj në kundërshtim me çdo rregull 1 milion metra katrorë territor të portit ekzistues të Durrësit. Sipas Ramës ky do jetë truall për ndërtime si në Dubai City. Kjo marrëveshje në të cilën dyshohet se kryeministri dhe politikanë të tjerë kanë interesa direkte është jo transparente dhe korruptive.” – tha Garo.