Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën gjashtë persona në vend, 275 raste të reja me Covid-19


Gjashtë persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë një 61 vjeçar nga Korça, një 67 vjeçar nga Pogradeci, një 69 vjeçar nga Lezha, 71 vjeçar nga Vlora, një 73 vjeçar nga Fieri dhe një 74 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Raste të reja nga 1422 testime të kryera në vend janë 275.

Në spitalin Infektiv e Sanatorium janë shtruar 291 pacientë nga të cilët 13 janë në terapi intensive me 5 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *