Vendosni fjalën kyçe....

Pallati te diga e liqenit, Veliaj shigjeton gjyqtarët: Ose janë larguar nga vetingu ose do largohen më pas


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shigjetuar gjyqtarët të cilët dhanë vendimin për vazhdimin e punimeve për ndërtimin e pallatit te diga e liqenit artificial.

Në studion e “Real Story” në Vizion Plus, Veliaj u pyet nga gazetari Balla se pse nuk u realizua premtimi i tij se sa të ishte ai kryetar bashkie pallati te diga e liqenit nuk do ndërtohej.

Gjyqtarët që dhanë vendimin për ndërtimin e pallatit te diga e Liqenit Artificial ose nuk e kanë kaluar vetingun ose nuk do e kalojnë në vazhdim”-u shpreh Veliaj.

Për pallatin te diga e Liqenit, ka patur një betejë të gjatë nga ambientalistë dhe më pas edhe nga vetë Veliaj për mos lejuar ndërtimin e tij, një leje e dhënë nga ish-kryebashkiaku Lulzim Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *