Vendosni fjalën kyçe....

Operacion antidrogë, kapen tre të rinj me dy thasë hashash


Tre të rinjë janë arrestuar nga policia pasi janë kapur me dy thasë hashash në makinë, në kudaër të një operacioni anti-drogë.

Sipas informacionit paraprak, operacioni është zhvilluar me bashkëpunimin e Policisë së Elbasanit, Anti-drogën dhe Komisariatin e Cërrikut.

Deri më tani nuk bëhen të ditura informacione të tjera apo dhe identiteti i të rinjve.

Aksioni i anti-drogës është realizuar në rrugën Gramsh-Cërrik ku të rinjtë janë arrestuar në flagrancë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *