Vendosni fjalën kyçe....

“Rama e tregoi që s’iu qëndron marrëveshjeve”- Opozita mund të bojkotojë procesin e presidentit (DEBATI në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj)


Në selinë e PD janë zhvilluar sot dy mbledhje njëkohësisht. Në një anë Enkelejd Alibeaj thirri mbledhje me grupin parlamentar për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit të ri dhe nga ana tjetër Sali Berisha po mban mbledhje me anëtarët e grupit të Rithemelimit. Këta të fundit po diskutojnë për listën e anëtareve të kryesisë që zgjodhën të shtunën.

Sipas zbardhjes së diskutimeve në mbledhjen e grupit parlametar nga gazeta Panorama, Albeaj ka paralajmëruar se do të bojkotojë procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai dhe deputetët Jorida Tabaku e Gazment Bardhi kanë kërkuar që opozita të mos marrë pjesë në raundet e mbetura për presidentin, pasi sipas tyre kryeministri Edi Rama e tregoi që nuk e respekton marrëveshjen dhe se në fund do të zgjedhë presidentin që ata e kanë vendosur që në krye të herës.

Gazment Bardhi: Tani e pas s’kemi asnjë arsye të vazhdojmë. Rama do ta vendosë vetë Presidentin. Ne mbajtëm qëndrim korrekt.

Enkelejd Alibeaj: Sugjeroj që s’ka asnjë arsye të marrim pjesë. Ata thyen marrëveshjen.

Jorida Tabaku: Grupi diskutoi dhe mbajti një qëndrim dinjitoz. Ne u qëndrojmë parimeve. Rama tregoi edhe këtë herë që nuk ju qëndron marrëveshjeve.

Në të njëjtin mendim ka qenë edhe qenë edhe deputeti Ferdinand Xhaferraj.

“Ne s’duhet të bëjmë gabime. Deri tani kemi mbajt qëndrim dhe po dëshmojmë që nuk ishim si ata. Pra morëm pjesë në proces. Tani s’duhet të vazhdojmë më. Ne si grup kemi rënë dakord qe bojkoti është gabim dhe pavarësisht shkuam deri ketu, Rama dëshmoi që ky i do të gjitha vetë dhe doli lakuriq.

Prodhuam 8 emra në një mbledhje shumë të mirë të grupit dhe propozuam 8 emra. Tani Taulant Balla doli bllof. Dëshmuam që ne nuk jemi si Saliu. Dhe po ju tregojmë që s’jemi as si Rama.“- mësohet të jetë shprehur në mbledhje Xhaferraj.

Në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj ishin të pranishëm 20 deputetë:

1).Emilia Koliqi

2).Flamur Hoxha

3).Zheni Gjergji

4).Kreshnik Collaku

5).Kastriot Piroli

6).Merita Bakiu

7). Sajmir Korreshi

8). Eralda Tase Bane

9). Selaudin Jakupllari

10). Jorida Tabaku

11). Lefter Geshtenja

12).Ferdinand Xhaferraj

13). Arbi Agalliu

14). Gazmend Bardhi

15). Enkelejd Alibeaj

16). Dhurata Çupi

17). Andia Ulliri

18). Bledion Nallbati

19.) Orjola Pampuri

20) Dashnor Sula