Vendosni fjalën kyçe....

Përmbyset zetori në Patos, humb jetën drejtuesi 39-vjeçar


Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Patos, ku një 39-vjeçar ka humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Drenie, ku një zetor është përmbysur, duke i marrë jetën në vend drejtuesit me inicialet B. T.

“Sot rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, Patos, mjeti tip “Zetor”, me drejtues shtetasin B.T, 39 vjeç, banues në Fier, është përmbysur dhe për pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit. “, thuhet në njoftimin e policisë.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar aksidentin, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *