Vendosni fjalën kyçe....

Kamionçina e përplasi kur po lëvizte me biçikletë, humb jetën në spital 50-vjeçari


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, ku një kamionccinë ka goditur një person që po lëvizte me biccikletë.

50 vjeçari me inicialet G.K është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve.

Drejtuesi i mjetit me inicialet A.P, 63-vjeç është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Elbasanit, për veprimet e mëtejshme. Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Në lagjen “Shënkoll”,  Elbasan, shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë.

Shtetasi G.K  u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjeksore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *