Vendosni fjalën kyçe....

Putini uron liderin çeçen për zhdukjen e “Emirit” të fundit të Çeçenisë dhe bandës së tij kriminale


Presidenti rus Vladimir Putin pati një bisedë telefonike me udhëheqësin çeçen Ramzan Kadyrov dhe e përgëzoi atë dhe pjesëmarrësit e tjerë të një operacioni special që çrrënjosi një bandë kriminale të drejtuar nga Aslan Byutukayev, u tha gazetarëve të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Presidenti Putin pati një bisedë telefonike me Ramzan Kadyrov. Ai e përgëzoi atë dhe pjesëmarrësit e tjerë të operacionit për eliminimin e një grupi të kriminelëve të Byutukayev. Ne po flasim për të ashtuquajturin emiri i fundit i Çeçenisë, një terrorist i njohur i cili është kërkuar për një kohë të gjatë. Ata e kërkuan atë si në Ingusheti, ashtu edhe në Çeçeni brenda kuadrit të operacionit nën kujdesin e NAC (Komiteti Kombëtar Antiterrorizëm).” – sqaroi zëdhënësi.

Ai vuri në dukje se të gjithë pjesëmarrësit e këtij operacioni do të marrin çmime shtetërore.

“Strukturat e Gardës Kombëtare Ruse si dhe regjimenti operativ i Republikës Çeçene morën pjesë në operacion, Ramzan Kadyrov gjithashtu mori pjesë personalisht. Aktualisht, në Çeçeni po përcaktohen identitetet e militantëve të eleminuar.” – shtoi përfaqësuesi i Kremlinit.

Siç raportoi Kadyrov më herët të mërkurën në llogarinë e në Telegram, gjashtë militantë nga banda e Byutukayev, përfshirë udhëheqësin e saj, u eliminuan në Çeçeni. Kadyrov vuri në dukje se ‘gjithçka ka mbaruar për nëntokën e militantëve në Republikën Çeçene’.