Vendosni fjalën kyçe....

“Facebook” fshin 1.5 milionë video të sulmit në Zelandën e Re


“Facebook”  ka njoftuar mbrëmjen e kaluar se ka hequr 1.5 milionë video të sulmit të Zelandës së Re. Kompania tha se kishte bllokuar 1.2 milionë video në ngarkim, që do të thotë se këto video nuk do të shihen nga përdoruesit.

“Në respekt të personave të goditur nga kjo tragjedi dhe shqetësimeve të autoriteteve lokale, po heqim edhe të gjitha versionet e modifikuara të videos që nuk kanë përmbajtje grafike. Do vazhdojmë të punojmë ditë e natë për të hequr këto video, duke përdorur një kombinim të teknologjisë dhe të njerëzve’, është shprehur  Mia Garliuck, përgjegjësja e Facebook në Zelandën e Re.

Por nga ana tjetër “Facebook” nuk ka zbuluar se sa njerëz i kanë parë 300,000 videot e mbetura, shkruan “CNN”.

Versioni origjinal i videove u transmetua drejtpërsëdrejti në “Facebook” për 17 minuta me radhë. “Facebook” u alarmua për videon nga njoftimi i policisë.

Të premten u vranë 50 njerëz dhe 40 të tjerë mbetën të plagosur, pas të shtënave me armë në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re. Lidhur me ngjarjen janë arrestuar 4 persona, njëri prej të cilëve njihet në “Facebook” si Brenton Tarrant dhe ishte pikërisht ai që transmetoi live masakrën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *