Vendosni fjalën kyçe....

Rama ‘thumbon’ SHBA-të me Kim në krah, ambasadorja buzëqesh (Video)


Kryeministri Rama ka ‘thumbuar’ SHBA-të teksa pohoi se bëjnë më pak se sa premtojnë.

Ai e bëri deklaratën teksa po fliste  ë Universitetin Bujqësor të Kamzës e në krah kishte ambasadoren amerikane Kim.

Ndërsa po tregonte çështjen e pritjes së afganëve, Rama tha se SHBA-të kanë marrë një pjesë po shumë më pak nga sa kanë premtuar duke qenë se e kanë si zakon që premtojnë më shumë se sa bëjnë.

Më pas ai e rregullon aty për aty deklaratën duke thënë se SHBA-të janë kampionë në vlera e standarde.

“Kanadaja ka marrë një pjesë të madhe. Edhe SHBA-të po marrin, jo aq sa premtuan po një pjesë. Se e kanë një çikë këtë si zakon që premtojnë shumë edhe bëjnë më pak se ç’premtojnë. Po kur vjen puna te gjërat konkrete, ku vjen puna te standardet dhe vlerat pastaj, aty na japin papushim gjatë gjithë kohës. Po ne i marrim me kënaqësi. Po qe puna për standarde, për vlera për predikime, i kemi këtu. Nuk ka ditë-natë. Na japin me bujari të madhe, çfarë duhet të bëni edhe kur vjen puna te këto gjërat konkrete na japin po një çikë më me kujdes se nuk kanë të shkretët nuk janë në pozitë që të japin. S’ka problem.” – tha Rama.