Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj me aktoren italiane Ornella Muti: Kemi punuar fort, kur je politikan trajnohesh të mendosh vetëm për taksapaguesit


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj, ka pritur aktoren e njohur italiane Ornela Muti.

Ai i dhuroi asaj ‘Kullën e Sahatit’ ndërsa tha se 5 vitet e fundit ka punuar shumë, duke qenë se si politikan trajnohesh e këshillohesh që të mendosh vetëm për votuesit e taksapaguesit.

“Në 5 vitet e fundit kemi punuar shumë fort sepse kur je politikan ose kur je i zgjedhur trajnohesh, këshillohesh që të mendosh vetëm për votuesit e taksapaguesit.” – tha Veliaj.

Veliaj i foli Mutit për projektet e realizuara prej tij, ndërsa aktorja italiane nga ana e saj s’i kurseu lëvdatat për të duke u shprehur tejet e surprizuar për ndryshimet rrënjësore që kishte pësuar Tirana.

“Disa miq shqiptarë më thanë se je një person i veçantë dhe mendoj se je. Jam e kënaqur që takoj një kryebashkiak si ju. Unë kam qëndruar shumë pak herën e kaluar, isha me nxitim por ka një ndryshim rrënjësor. Shqipëria ka një përparim të dukshëm dhe më duket një gjë e mrekullueshme.” – tha ndër të tjera Muti gjatë marrjes së çmimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *