Vendosni fjalën kyçe....

Bebe Rexha fiton çmimin e rëndësishëm, por diçka edhe më e bukur i ndodh


Këngëtarja Bebe Rexha ka fituar një çmim mjaft të rëndësishëm në eventin e “iHeartRadio Music Awards”. Mes shumë emrave të tjerë të njohur që ishin nominuar, ishin Bebe Rexha dhe Florida Georgia Line ata  që u shpallën fitues në kategorinë “Kënga më mirë e muzikës country” me “Meant to be”.

Por për Beben, diçka edhe më e bukur ka ndodhur gjatë këtij eventi. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar një video në “Instagram”, ku tregon se është takuar me djemtë e grupit më të dëgjuar të viteve ’90, “Backstreet Boys”.

“Sinqerisht njerëzit më të mirë që kam takuar. Sikur Bebe e re ta dinte që do i ndodhte kjo gjë një ditë. Meqë ra fjala dështova keq”, shkruan këngëtarja shqiptare.

Në video Bebe shfaqet duke kënduar përkrah djemve të grupit, por nga emocionet e ndërpret këngën duke thënë “S’mundem dot ta bëj”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *