Vendosni fjalën kyçe....

“Kolegët e mi kanë qarë, s’kam ku shkoj tjetër!”, flet policja e pezulluar pse mbrojti banesën te “Petro Nini”


Blerta Dervishi, punonjësja e “Shqiponjave”, ka reaguar për pezullimin e saj nga detyra.

Në një deklaratë për mediat, Dervishi ka treguar se kolegët e saj kanë kryer detyrën që iu është caktuar dhe madje kanë qarë për historinë e saj.

“Për momentin dje më është njohur që jam e pezulluar, motivacioni ‘pengesë për veprimet përmbarimore’.

Kolegët e mi kanë qarë, kanë bërë detyrën siç është caktuar në mënyrën më të mirë të mundshme. I përgëzoj, kanë bërë detyrën e tyre si eprorët dhe efektivët e policisë. Kurse për rastin tim unë aty kam qenë si banore, qytetare e thjeshtë, e lirë për të mbrojtur pronën time, e lirë për të mbrojtur familjen time, e lirë për të mbrojtur fëmijët e mi, sepse nuk kam ku të shkoj tjetër.”, janë fjalët e Dervishit.

Grua e divorcuar dhe ënnë e dy fëmijëve, Blerta Dervishi ka protestuar ditën e djeshme kundër shembjes së banesës ku jeton me 14 persona të tjerë.