Vendosni fjalën kyçe....

Konflikti te Petro Nini/ Lirohet nga detyra drejtori i policisë së Tiranës


Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Kastriot Skënderaj, është liruar nga detyra ditën e sotme.

Shkak për këtë duket është bërë konflikti i ndodhur ditën e sotme tek “Petro Nini”, mes përmbaruesve dhe policisë së shtetit dhe disa qytetarëve, në aksionin për të liruar një banesë në këtë zonë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili shkruan në “Twitter”, i cili shkruan se, sipas tij, nuk mjafton që policia të jetë ligjërisht në rregull, por duhet të jetë edhe “me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut”.

Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë.

Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”!”, ka shkruar Lleshaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *