Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me armë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Korçë


Një 31-vjeçar u arrestua në Korçë pranë gjimnazit “Themistokli Gërmenji”.

Policia ushtroi kontroll në makinën tip “BMW X5” të Andi Mullallit ku gjeti dhe një armë.

31-vjeçari është emër i njohur për policinë pasi vetëm pak muaj më parë ka dalë nga burgu. Ai është dënuar për një grabitje ndaj një person tjetër dy vite më parë nën kërcënimin e armës.

Klaus (Andi) Mullalli, në 2018 ka arritur të grabisë shumën prej 400 mijë lekësh dhe 130 eurosh në fshatin Boboshticë-Korçë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *