Vendosni fjalën kyçe....

IKMT aksion ne Roskovec, prishen 5 objekte


Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në Bashkinë e Roskovecit, ku do prishë 5 objekte.

Sipas IKMT-së, ky aksion zhvillohet në ndihmë të kësaj bashkie në kuadër të rikualifikimit të qendrës së qytetit. Ky aksion pritet të zgjasë 2 ditë, përgjaë të cilave do prishen 5 objekte të cilat kanë pasur deri tani funksione magazinimi dhe tregtimi.

Ndërsa objektet në fjalë janë shpronësuar me VKM.

Më herët deputetja e LSI-së, Mehmetaj, i bëri thirrje kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, që të tërhiqej nga prishja e shkollës “Goja e Artë”.

Por Bufi në një lidhje të drejtpërdrejtë në Neës24, Bufi e mohoi prishjen e shkollës duke thënë se bëhej fjalë vetëm për një rrugë kalimi dhe një mur rrethues që ishte prishur dy javë më parë.

Ajo tha se nga objekti në fjalë do merrej një pjesë e oborrit për zbatimin e projektit.

“Nuk ka shembje godine, është vetëm një rrugë kalimi. Le të hetohet çështja, ka vetëm një projekt për zhvillimin e qytetit. Sa për murin rrethues ai është shembur dy javë më parë.” – tha Bufi.