Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Vorës protestë, kundërshtojnë projektin që prish 70 godina e lulishten e qytetit


Banorët e Vorës kanë protestuar sot kundër ndërtimit të rrugës paralele me autostradën.

Ata thonë se projekti për ndërtimin e saj nuk është konsultuar me ta dhe prek qendrën e qytetit, duke prishur lulishten si dhe 70 objekte.

Sipas banorëve, para një viti janë kryer punime për një projekt tjetër, ndërsa pas tërmetit në mënyrë të menjëhershme ata janë përballur me projektin e ri  që prish lulishten e qytetit.

Ata e kundërshtojnë këtë projekt që përveçse prek pallatet e dëmtuara nga tërmeti prek dhe rreth 70 objekte të tjera, banesa, shërbime që nuk kanë pësuar asnjë dëm nga tërmeti.

Ata thonë për kamerat e News24 se aty do ngrihen pallate që nuk kanë të bëjnë me popullsinë e Vorës.

Banorët thonë se nuk do tërhiqen nga kjo protestë dhe i bëjnë thirrje firmës të mos sjellë punëtorët e saj sepse në të kundërt do të ketë përplasje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *