Vendosni fjalën kyçe....

Bashkëpunëtori i Trump vizitë në Serbi e Kosovë: Marrëveshja mund të arrihet brenda vitit


Zv.Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale, pritet të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën në ditët e ardhshme.

Më herët Hale ka deklaruar se ekziston një mundësi e mirë që gjatë këtij viti të arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa ka theksuar se kjo marrëveshje duhet të sjellë stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

“Ekziston mundësia që gjatë këtij viti të arrihet një marrëveshje, por vetëm nëse fillimisht vazhdohet dialogu”, deklaroi Hale për të përditshmen serbe “Danas”, shkruan Lajmi.net.

Hale njihet si bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Trump ndërsa shtoi se SHBA-ja nuk do të japë recetë për zgjidhjen e problemeve por ajo duhet të jetë e pranueshme si nga Beogradi ashtu edhe Prishtina.

Ai ka bërë gjithashtu thirrje që Kosova të heqë taksën ndaj mallrave serbe, pasi kjo do i haptë rrugën nisjes së dialogut mes palëve.

Hale do mbërrojë në Beograd më 8 mars ndërsa një ditë më vonë do vizitojë Prishtinën.