Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi pret zv.ambasadoren amerikane në zyrë, më herët Moses-Ones takoi Bashën


Pas takimit me kreun e PD-së, Basha, zv.ambasadorja amerikane, Moses-Ones, ka vajtur në zyrën e kryetares së LSI-së, Kryemadhi, ku ka zhvilluar një takim.

Takimi vjen pas protestave të fundit të opozuitës dhe vendimit për djegien e mandateve nga ana e saj. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Më herët Moses-Ones vajti edhe në zyrën e Bashës.

Pas përfundimit të takimit, kryedemokrati tha se nuk i komentonte takimet dhe deklaratat e miqve ndërkombëtarë por theksoi se opozita nuk do bëjë asnjë hap pas deri në kthimin e demokracisë dhe funksionit të institucioneve në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *