Vendosni fjalën kyçe....

Zv.ambasadorja amerikane 60 minuta në zyrën e Bashës, përfundon takimi


Zëvendësambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Moses-Ones ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Basha, në zyrën e këtij të fundit.

Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta ndërsa vjen një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar para parlamentit dhe dorëzimit të dorëheqjes së kandidatëve të opozitës nga mandati i deputetit.

Ky është takimi i parë i zv.ambasadores amerikane, Moses-Ones me kreun e opozitës, që kur ajo zëvendësoi ish-ambasadorin Donald Lu, në krye të përfaqësisë diplomatike të SHBA-së në Tiranë.

Pas vendimit për djegien e mandateve nga deputetët e opozitës, ambasada amerikane lëshoi një deklaratë në faqen e saj në “Facebook”, ku shkruante se ky vendim minonte parimet bazë të demokracisë dhe sabotonte përparimin e rëndësishëm të Shqipërisë në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme.

Kreu i PD-së, Basha, nga ana e tij reagonte asokohe duke thënë se nuk komentonte deklaratat e miqve të Shqipërisë, por tha se opozita do bënte gjithçka për të kthyer në vend demokracinë e zgjedhjet e lira e të ndershme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *