Vendosni fjalën kyçe....

Audiopërgjimi ndaj Agron Xhafajt, Prokuroria merr të pandehur Salianjin


Prokuroria e Tiranës ka marrë si të pandehur ish-deputetin demokrat Ervin Slianji, për çështjen e audiopërgjimit Babale-Xhafaj. Salianji akuzohet për kallëzim të rremë.

Salianji pritet të paraqitet në gjykatë për t’u njohur me akuzën, ditën e premte në orën 09:00.

Vetëm pak ditë më parë, Salianji është ankuar për zgjatjen e afateve të hetimit për çështjen “Babale-Xhafaj”.

Ai e ka cilësuar tërësisht në shkelje të ligjit zgjatjen e afateve të hetimit nga Prokuroria.

Veç Salianjit, që ka hequr dorë nga mandati i deputetit, në hetim janë dhe Albert Veliu dhe i afërmi i tij që akuzohet nga maxhoranca se imitoi zërin e Agron Xhafajt, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Kujtojmë se Salianji ishte i pari që bëri denoncimin për përgjimet lidhur me vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj.

Në audiopërgjimet e publikuara nga PD në maj të 2018-ës, kur Fatmir Xhafaj ishte ende ministër,  tregohej  sesi zhvillohen pazaret e drogës në Vlorë dhe se vëllai i tij ishte i përfshirë.

Më vonë po atë muaj, u publikua një tjetër investigim nga gazetari Jetmir Olldashi, i cili kishte udhëtuar  drejt Vlorës bashkë me Babalen (Albert Veliun) ku kanë kryer disa biseda me trafikantët e drogës aty.

Mirëpo audiopërgjimin e famshëm maxhoranca e konsideron të inskenuar dhe kreu i grupit të PS-së Taulant Balla, ka ngritur akuzën për shpifje ndaj Salianjit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vënë nën hetim edhe Albert Veliut dhe Jetmir Olldashin nën akuzën e “Kallëzimit të Rremë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *