Vendosni fjalën kyçe....

SPAK aksion në Kadastër, raportohet për dy të arrestuar


Me kërkesë të SPAK, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur urdhër-arreste për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në vijim të hetimeve për Kadastrën.

Report TV se në pranga kanë rënë dy persona gjatë një aksioni të ndërmarrë mbrëmjen e sotme.

Detajet e plota të operacionit ende nuk janë të ditura, ndërsa prokurori i çështjes është Ened Nakuçi. Operacioni është ende në vijim dhe më shumë informacione pritet të dalin në ditët në vazhdim.