Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Do flas shkurt se do iki në Itali, protesta cënon konsumin në vend


Kryeministri Rama e ka marrë fjalën i pari në seancën e sotme plenare.

Ai tha se protesta e sotme nuk është popullore por e atyre që kanë humbur privilegjet dhe kërkojnë pushtet në tavolinë.

Rama tha se pas fjalës do nisej drejt Italisë, për t’u shpjeguar sipas tij italianëve atë që po ndodh në Shqipëri.

“Po flas shkurt sepse pas kësaj do kapërcej detin për të vajtur në Itali për t’u shpjeguar atë që mediat kanë thënë këto kohë për vendin tonë. Ajo nuk është protestë popullore, por e dimë të gjithë se çfarë proteste është. Jemi të gjithë të vetëdijshëm se çfarë opozite kemi pasur në këtë sallë. Kërkuan në zgjedhjet e shkuara çfarë kërkuan dhe ua dhamë të gjitha.

U dhamë ministrirtë, drejtoritë e të gjitha institucionet që kërkuan. Morën KQZ-në, kreun e saj dhe shumicën në komision dhe i mandatuan zgjedhjet me votë unanime. Sepse mendonin se do i përdornim në zgjedhje siç bënin ata kur kishin pushtetin. Mandati ynë nuk është letër bixhozi por ne kemi përgjegjësinë të qeverisim.

Na tërhoqën në batakun e tyre dhe shpeshherë u bëmë edhe ne pjesë e atij bataku. Ne na takon t’i japim përmasën e halleve, problemeve, shpresave dhe pritshmërisë së njerëzve për t’i krijuar njerëzve mundësinë të mësojnë se çfarë bëjmë ne, cilat janë idetë tona e masat tona legjislative.”­ – tha Rama.

Më tej ai tha se protesta e opozitës cënon konsumin në vend duke e ilustruar atë me shembullin e një shitëseje lulesh.

Sipas Ramës, lëvizja e opozitës cënon vendin dhe i prish punë integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Çfarë do të ndodhë me ata që janë jashtë është një pyetje që zgjedhësit e tyre do ta bëjnë. Ne jemi këtu për të kryer detyrën tonë. Ky Parlament është vendi ku na ka sjellë shumica e shqiptarëve që ka kanë dhënë detyrën të qeverisim deri në vitin 2021.

Kemi këtu një pjesë të opozitës që kanë zgjedhur të përmbushin detyrimin e tyre ndaj zgjedhësve të tyre. Lëvizja e atyre që janë jashtë nuk i bën asnjë dëm PS-së, qeverisë dhe shumicës qeverisëse. Lëvizja e tyre vetëm dëmton Shqipërinë.”

Është tufa e parë me lule që po shes që nga 16 shkurti. Protesta cënon konsumin në vend. Këta kërkojnë atë që kanë kërkuar përherë. Pushtet në tavolinë, këtë s’ua japim dot.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *