Vendosni fjalën kyçe....

“Asnjë s’do futet”, policia ndalon gazetarët dhe kameramanët t’i afrohen Kuvendit (VIDEO)


Policia nuk lejon as gazetarët dhe kameramanët që t’i afrohen godinës së Parlamentit, përtej kangjellave të vendosura që herët në mëngjes.

Vetëm politikanët si Ulsi Manja, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri janë lejuar të kalojnë për t’u futur në Kuvend për seancën plenare.

Edhe pse ende nuk ka shkuar ora 10:00 kur pritet të nisë zyrtarisht protesta, shumë qytetarë janë mbledhur më herët për protestën e sotme.

Një numër i madh i forcave të rendit është në gatishmëri që nga porta e Ministrisë së Brendshme dhe përgjatë gjithë rrugës. Kordoni shkon deri të Galeria e Arteve.

Pedonalja është kthyer në një rrugë të pakalueshme për qytetarët, të cilët ndalohen dhe u kërkohen mjetet e identifikimit.

Po ashtu, para Parlamentit, janë vendosur edhe kamera me rezolucion të lartë për të regjistruar dhe identifikuar protestuesit. Në godinat e larta që ndodhen para Parlamentit, janë vendosur në gatishmëri edhe snajpera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *