Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti në shtetrrethim, policia gati me hekura, kamera, autobote e snajpera


Forcat e Policisë së Rendit, Shqiponjat, FNSH dhe Garda kanë rrethuar Parlamentin ku pritet që sot në orën 10:00 të nisë protesta e opozitës.

Policia e ka rrethuar Kuvendin me hekura ndërsa ka bllokuar edhe pjesën e pedonales, që nga Galeria e arteve deri te Ministria e Brendshme.

Qytetarët nuk lejohen të kalojnë lirshëm në këtë zonë, dhe u kërkohet të tregojnë kartat e identitetit.

Policia është pregatitur me gaz lotsjellës dhe maska kundër gazit, mirëpo ka njoftuar se ka informacion se një pjesë e protestuesve kanë marrë masat për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës.

Në rast se kjo formë nuk do të funksionojë për të shpërndarë turmën, atëherë do të veprohet me autobotet me ujë. Autobotët mund të hedhin ujë me presion deri në 100 metra.

Sipas protokollit, autobotet do të përdorin ujë me ngjyrues për të bërë të mundur identifikimin e protestuesve.

Po ashtu, para Parlamentit, janë vendosur edhe kamera me rezolucion të lartë për të regjistruar dhe identifikuar protestuesit. Mësohet se në godinat e larta që ndodhen para Parlamentit, janë vendosur në gatishmëri edhe snajpera.

As gazetarët dhe kameramanët nuk janë lënë të kalojnë rrethimin me hekura, të cilët kërkuan për t’iu afruar Kuvendit me qëllim raportimin e ngjarjes./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *