Vendosni fjalën kyçe....

7 politikanët që janë shfaqur në librat me superheronj (FOTOT)


Alexandria Ocasio-Cortez është politikania më e fundit, e cila është bërë pjesë e një libri komik.

Tom Churchill ka dhënë lajmin se kongresmenia demokrate po shndërrohet në një superheroinë në librin vizatmor, pas një radhe të gjatë politikanësh të cilët gjithashtu janë bërë pjesë të librave të tillë.

1-Alexandria Ocasio-Cortez

Ocasio-Cortez vitin e kaluar në moshën 29-vjeçare, u bë gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Kongresin e SHBA.

Tani botuesi i pavarur i “Devil’s Due Comics” është duke publikuar librin e ri pikërisht për Alexandria Ocasio-Cortez: “Alexandria  Ocasio-Cortez and the Freshman Force: New Party, Who Dis?”

Një libër që satirizon Washington-in.

Edhe pse libri nuk është komentuar ende zyrtarisht nga Cortez, demokratja ka lënë të kuptohet se ka një interes në librat komik.

Vetëm muajin e kaluar, ajo citoi një personazh të librit komik “Watchmen” të Alan Moore “Asnjë prej jush nuk e kupton, unë nuk jam i mbyllur këtu me ju. Ju jeni bllokuar këtu me mua “.

2- Donald Trump

Ndërsa Cortez është portretizuar si një heroinë, karikaturisti Robert Sikoryak e ka përshkruar presidentin Trump si mikpritësi i një ushtrie të tërë të heronjve negativë.

Në librin satirik, “The Unquotable Trump”, Wonder Woman bëhet Nasty Woman, Black Panther bëhet the Black Voter, dhe Trump bëhet Magneto duke luftuar Ex-Men.

Trump në fakt është shfaqur disa herë si personazh në librat komik, që nga 2008-2017-ën.

3- Barak Obama

Ish-presidenti amerikan Barak Obama është shfaqur në librat komikë, ndoshta më shumë se çdo politikan tjetër.

Mes shumë titujve përmendim, “President Evil”, ku Obama merr një ushtri të tërë ushtarësh të uritur që hanë mish njeriu.

Ndërsa në 2009-ën, u përmend në librin “The Amazing Spider-Man”.

4- Sarah Palin

Ish-guvernatorja e Alaskës frymëzoi titullin më të çuditshëm në këtë listë, “Steampunk Palin”, ku kandidatja për nënpresidente dëshironte të konvertonte botën nga përdorimi i naftës dhe energjisë bërthamore në avull.

“Më i çmendur se imagjinonit” dhe “sa keq që është i mirë”, ishin disa nga kritikat për librin asokohe.

Dhe kjo nuk është hera e parë që republikania është pjesë e librave komikë.

5 –  Toni Bler

Nuk janë vetëm politikanët amerikanë që janë komentuar si super-njerëzorë në këtë kategori librash me superheronj.

Libri flet për një Institucion shkencor britanik “2000 AD”, i cili formoi personazhin B.L.A.I.R.1 – një kryeministër i ndryshuar në mënyrë bionike, nga inteligjenca kompjuterike e quajtur Doctor Spin.

Libër që u publikua pasi Tony Blair mori pushtetin në 1997.

6-Bill Clinton

“Secret City Saga” ishte një nga projektet finale të legjendës së librave komikë, Jack Kirby.

Një grup i qenieve parahistorike të njohura si “Ninth Men” janë zgjuar nga gjumi letargjik pas 15,000 vjetësh dhe përpiqen të bëjnë një klon të keq të Presidentit të atëhershëm.

7- John F Kennedy

Asnjë President tjetër amerikan nuk ka qenë aq popullor sa Kennedy gjatë shekullit të 20-të, prandaj nuk është çudi që ai është shfaqur në dhjetëra libra komik gjatë dekadave që kur u qëllua për vdekje në Dallas në vitin 1963.

Një nga më titujt më të rëndësishëm është çështja “Superman 170”, e botuar në vitin 1964.

Ky libër përmban historinë e misionit të Superman-it për Presidentin Kennedy, ku “Man of Steel” mbyll programin e Kennedy-t që inkurajonte fëmijët amerikanë të bëhen më aktivë.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e BBC


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *