Vendosni fjalën kyçe....

Meta: 3 me 0 fitorja në Lezhë për çrrënjosjen e monizmit, korrupsionit dhe arrogancën


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet optimist për fitore të thellë në bashkitë e Qarkut të Lezhës.

Meta thotë se në të tre bashkitë do fitojnë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Koalicioni i Fitimtarëve “Bashkë Fitojmë” do të arrijë një Fitore fantastike në Bashkinë e Lezhës dhe në të gjithë Qarkun e Lezhës.

3 me 0 për të çrrënjosur monizmin, korrupsionin dhe arrogancën.

Faleminderit Dr.Pashk Gjonit dhe ekipeve tona të bashkuara për t’ua kthyer bashkitë qytetarëve”-shkruan Meta.