Vendosni fjalën kyçe....

U vetëdorëzua pas 5 muajsh në arrati, Ervin Mata: Mua më sulmuan


Pas 5 muajsh në arrati, biznesmeni Ervin Mata u vetëdorëzua dje në policinë e Tiranës.

Një ditë më pas, zbulohet dëshmia e Matës para uniformave blu. Siç citon gazeta “Panorama”, Mata ka deklaruar se nuk ka qenë ai që ka qëlluar me armë, pork a pranuar dhe rrethanat e tjera të ngjarjes që duken edhe në video.

“Mua më sulmuan. Unë jam larguar nga lokali pasi u tremba, por nuk kam qenë i përfshirë dhe nuk kam qëlluar”, ka thënë Mata.

Biznesmeni i cili përflitet se ka qenë i fejuar me këngëtaren Elvana Gjata, pritet që brenda dy ditësh të dalë para Gjykatës së Tiranës, e cila do të bëjë edhe vlerësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” dhënë në mungesë.

Prokuroria e ka pasur të vështirë të përcaktojë personat që kanë qëlluar, kjo pasi në ambientet ku ka ndodhur përplasja, nuk ka kamera sigurie.

Ngjarja ka ndodhur në 4 tetor të 2018-ës, rreth orës 21:30, në ish- Bllok. Rreth 12 orë pas ngjarjes, Policia njoftoi se bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër dhe shpalli në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë, Fabiol Allushaj, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Mevjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Këta persona janë konfliktuar në ambientet e brendshme të lokalit “Monopol”, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Sipas dëshmisë së Popescut, e gjitha ka ndodhur pasi kanë ngacmuar të fejuarën e Ervinit, Elvanën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *