Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiakja e Prrenjasit letër ndërkombëtarëve për bllokimin e buxhetit nga qeveria


Kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira, u ka dërguar një letër autoriteteve ndërkombëtare lidhur me bllokimin e buxhetit ndaj kësaj bashkie, gjë që ka çuar në mbylljen e kopshteve dhe çerdheve.

Në letër, Rira, shpjegon se pavarësisht plotësimit të të gjitha dokumenteve ligjore, sërish situata mbetet e bllokuar duke rënduar jetën e banorëve të qytetit.

Ajo thekson se dy deputetët e qarkut, Taulant Balla dhe Nuri Belba po bëjnë përpjekje për të paralizuar gjithçka dhe kërkon zhbllokimin e kësaj situate të paprecedentë.

Letra e plotë

Per: Z. Anders Knape, President i Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Strasburg, France. 

Z. Xavier, Cadoret, President i Dhomes Lokale.

Znj. Gunn Marit Helgesen, Presidente e Dhomes Rajonale

Z. Andreas Kiefer, Sekretar i Pergj.

Znj. Gabriele Neff, Presidente e Komisionit te Çeshtjeve te Aktualitetit

Z. Leendert Verbeek, President i Komisionit te Monitorimit

Z. Agron Haxhimali, Drejtor i Shoqates se Bashkive te Shqiperise. 

Lenda: Thirrje per monitorim dhe vleresim te situates se bllokimit te buxhetit ne Bashkine Prrenjas. 

Te nderuar perfaqesues te Kongresit, 

Si anetare e Komisionit te Çeshtjeve te Aktialitetit dhe Komisionit te Monistorimit te Keshillit te Europes dhe si Kryetare e bashkise Prrenjas, po ju shkruaj kete leter duke ju adresuar situaten serioze te te cilen ndodhet bashkia qe une drejtoj, pasi keshilli bashkiak akoma nuk ka miratuar projekt buxhetin e vitit 2019. 

Kryetari i bashkise dhe administrata e saj kane plotesuar kriteret ligjore ne pergatitjen e draft buxhetit i cili iu paraqit keshillit bashkiak ne kohen e duhur, sic edhe thuhet ne Nenin 41 te ligjit te financave vendore. Ne menyre te vazhdueshme une kam kerkuar mbledhjen e keshillit dhe miratimin e buxhetit, por deri ne keto momente cdo perpjekje e jona ka deshtuar. 

Kryetari i bashkise ka njoftuar zyrtarisht Prefektin e Elbasanit per kete situate te paprecedente. Per fat te keq, deri me sot, Keshilli bashkiak akoma ska mbledhur komisionin e ekonomise per te diskutuar ceshtjet qe lidhen ndryshimet apo propozimet me buxhetin.

Problemi qendron ne faktin se shumica e anetareve te keshillit bashkiak jane anetare te partise socialiste, qe eshte dhe partia ne pushtet.Gjithashtu ka perpjekje nga dy deputet e Ps. Z. Taulant Balla dhe Z. Nure Belbla per te paralizuar gjithçka.

Partia te cilen une perfaqesoj , eshte Levizja Socialiste per Integrim, e cila eshte ne opozite. Keshtu, ky eshte nje problem thellesisht politik, keshilltaret e Ps ne menyre abuzive pretendojne se planifikimi i buxhetit nuk eshte bere mire, dhe nuk japin rekomnadime sesi e duan ate.

Une e kam siguruar keshillin bashkiak qe ne do te marrim parsysh cdo rekomandim te tyre. Duke qene ne keto rrethana, bashkia Prrenjas ndodhet ne nje situate emergjente sepse nuk u ofron dot asnje sherbim qytetareve. Pa nje buxhet , bashkia eshte e paralizuar, ajo nuk mund te ofroje ushqime per kopshtet dhe çerdhet, 2800 familje smund te marrin ndihmen ekonomike, zyrat e administrates nuk funksionojne, etc.

Edhe qeveria qendrore nuk ka marre masa dhe nuk i ka dhene vemendjen e duhur ketij problemi, duke minuar keshtu reformen aq shume te perfolur per autonomi vendore dhe decentralizim te pushtetit lokal. Nje arsye tjeter per kete situate, eshte edhe fakti qe jemi vetem pak muaj para zgjedhjeve lokale, te planifikuara per 30 Qershor, 2019. 

Duke qene Kryetare e nje bashkie ne nje shtet qe ka ratifikuar Karten e Europiane te Qeverisjes Vendore, dhe duke qene anetare ne dy komisione te Keshillit te Europes, do t’i kerkoja Kongresit te Autoriteteve Lokale te monitorojne dhe te vleresojne kete situate te veshtire, duke dhene edhe rekomandimet perkatese. 

Falemnderit per kohen dhe konsideraten tuaj, une besoj se pergjigja juaj do te jete nje kontribut i vyer per qytetaret e Prrenjasit  dhe qeverisjen lokale ne te ardhmen. 

Me respekt, 

Miranda Rira. 

Kryetar, 

Bashkia Prrenjas


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *