Vendosni fjalën kyçe....

Televizioni gjerman “masakron” Ramën: Sa mund të rezistojë në këmbë një qeveri, që mban lidhje të ngushta me kriminelë?!


Televizioni gjerman “ZDF” i ka kushtuar një kronikë Shqipërisë të cilën e mbyll me pyetjen: Sa mund të rezistojë në këmbë një qeveri që mban lidhje të ngushta me kriminelë?!

Gazetarja gjermane e nis kronikën e saj me korrupsionin në Unazën e Re, rast për të cilin thotë: “Shtëpitë e banorëve dhe gjithçka kanë duhet t’i lënë vendin ndërtimi të një autostrade. Për prishjen e tyre ata duhet të dëmshpërblehen por lekët por siç ndodh shpesh milionat janë zhdukur diku rrugës sepse tek banorët nuk ka shkuar gjë.”

Më tej, gazetarja ka intervistuar disa prej banorëve të Unazës së Re, të cilët preken nga prishja e banesave dhe që protestojnë prej më shumë se 3 muajsh çdo ditë.

“Ku do shkojmë ne? Ata thonë se do na paguajnë 2 vjet qera dhe pastaj ne do përfundojmë në rrugë të madhe. Unë jam 63 vjeç.” – thotë një banore.

Ndërsa një tjetër shprehet: “Jo vetëm brezi im, por edhe fëmijët tanë kanë punuar për këto shtëpi. Qeveria mban përgjegjësi për më shumë se 1000 familje.”

Në kronikë, gazetarja prek edhe çështjen e zgjedhjeve të vitit 2017, duke iu referuar përgjimeve të publikuara lidhur me zgjedhjet për bashkinë e Durrësit.

Pronarët e shtëpive protestojnë çdo ditë ky është një nga shumë rastet e korrupsionit të shfrenuar në Shqipëri.

Gazetarja Lala ka publikuar përgjimet që zbulojnë sesi anëtarë të qeverisë kanë blerë vota në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në bashkëpunim me anëtarë të bandave mafioze.

“Unë kam 6 njerëz. Ok, thuaji kryetarit të bashkisë, Vangjushit t’u japë atyre lekët që të votojnë siç duhet.”

Në një bisedë tjetër thuhet se një person duhet të kthejë lekët mbrapsht sepse nuk ka votuar siç duhet. Kjo provon se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të fshehta.

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama, të cilin këtu e gjuajnë me vezë. Në shenjë proteste ndaj qeverisjes së tij 56 deputetë të opozitës dorëzuan mandatet parlamentare.

Aktualisht Shqipëria nuk po bën përpari për sa i përket demokracisë dhe mirëqenies së njerëzve. Përkundrazi po bën hapa të mëdhenj mbrapa.

Njerëzit po largohen masivisht nga vendi. Megjithatë për Bashkimin Evropian, kryeministri Rama duket ende si e keqja më e vogël në politikën e Shqipërisë. Për këtë arsye, Brukseli, kërkon nga opozita dhe njerëzit që protestojnë prej javësh, të vetëpërmbahen.

Pyetja që bëhet është: Sa mund të rezistojë në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?!

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e ZDF


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *