Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një burrë i pajetë në aksin Shkodër-Lezhë


Gjendet një burrë i pajetë në aksin Shkodër-Lezhë, pranë fshatit Melgushe. Viktima është identifikuar si Arben Shijaku.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Mësohet se pranë trupit të tij është gjetur dhe një armë ç’ka ka ngritur dyshimet për vetëvrasje.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

“Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, në rrugën nacionale Shkodër – Bushat, në afersi të një mobilerie  është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër.

Nga  verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *