Vendosni fjalën kyçe....

Dështon samiti Trump-Kim, dy liderët largohen pa marrëveshje


Shtëpia e Bardhë ka zbuluar se asnjë marrëveshje nuk është arritur gjatë samitit midis presidentit  Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-Un në Hanoi.

sikurse shkruan “Washington Post”, takimi i tyre u ndërpre, me të dy liderët u larguan pa zhvilluar ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.

Trump dhe Kim u panë duke u larguar veç e veç nga hoteli Metropole, pothuajse dy orë më herët sesa pritej të përfundonte takimi mes tyre.

Spekulimet mbi atë që ndodhi u pushuan shpejt, pasi Shtëpia e Bardhë deklaroi zyrtarisht se për momentin nuk ishte arritur asnjë marrëveshje.

Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se të dy liderët diskutuan denuklearizimin e gadishullit Korean. Ajo shton: “Asnjë marrëveshje nuk është arritur në këtë kohë, por ekipet përkatëse shpresojnë të takohen sërish në të ardhmen”.

Megjithatë, Sanders i përshkruan takimet midis Trump dhe Kim si “shumë të mira dhe konstruktive”.

Gazetarët në këto momente po grumbullohen për një konferencë shtypi të organizuar me ngut, për t’u informuar nga presidenti Trump për atë që ka ndodhur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *