Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni i “2 Botëve” në Livorno, arrestohet i 23-i që bashkëpunonte me trafikantët shqiptarë


Ka shkuar në 23 numri i të arrestuarve nga operacioni i policisë italiane në Livorno, i koduar “2 botët”, që bëri të mundur zbulimin e një rrjeti të rrezikshëm trafikantësh droge.

Ditën e djeshme, u arrestua një 26-vjeçar nga Livorno që është provuar se ka bashkëpunuar me një grup shqiptarësh, shpërndarës droge.

“Në rrjedhën e hetimeve janë dokumentuar raportet e këtij të riu me disa qytetarë të dyshuar si shqiptarë. Të riut iu gjetën 1.4 kg hashash si dhe para të fshehura, me shumë mundësi të ëprfituara nga shitja e drogës”, shkruajnë sot mediat italiane.

Pas një kërkimi në shtëpinë e tij, u gjetën edhe 15 gram hashash.

Në orët e para të mëngjesit të 26 shkurtit, policia i Livornos, me urdhër të Prokurorit të Republikës së Livornos, nisën operacionin e quajtur “Dy botët”, duke arrestuar 10 persona, italianë dhe shqiptarë, të dyshuar për “trafikim të paligjshëm të drogës”, në krahinat e Livornos dhe Pizës.

Gjatë kërkimeve në ishullin e Elbës,  është gjetur dhe konfiskuar një kile hashash, i gatshëm për t’u tregtuar.

Operacioni i koordinuar nga zëvendës prokurori Massimo Mannuçi, nisi pas ndalimit të një shqiptari dy vjet e gjysmë më parë, në qershor 2016 në Livorno, të cilit iu gjendën mbi 30 gram kokainë.

Hetimet zbuluan se shqiptari ishte një nga anëtarët e një grupi, i përbërë nga bashkëatdhetarë të tij, dhe ishte përgjegjës për furnizimin me drogë, kryesisht marihuanë dhe kokainë, përmes një rrjeti shpërndarës të testuar dhe të përhapur. Në total, janë hetuar 36 persona.

Më 26 shkurt, numri i të arrestuarve nisi me 10 por do të shkonte në 22. Gjithsej, policia ka konfiskuar më shumë se 126 kg marijuanë, më shumë se 5 kg hashash dhe rreth 200 gram kokainë, si dhe ka identifikuar vendin e fshehjes së drogës: një në San Giuliano Terme (Pisa). Në këtë kontenier, më 20 mars 2018, policia kapi 80 kg marijuanë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *